Morena Taraku këtë periudhë po shijon lidhjen me miliarderin iranian Sasha Sobhani. Edhe pse u mundua ta mbajë larg vëmendjes mediatike, sërish u bë qëndra e lajmeve.
Jeta lukzoze, karriera, lidhja e dashurisë janë arsye të mjaftueshme që Morena Taraku të jetë burim informacionesh për portalet.
Megjithatë, përveç fansave ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë këngëtaren si ky ndjekës i cili i dërgon mesazh ofendues këngëtares. Morena ia kthen me të njëjtën monedhë dhe më pas e publikon bisedën. Të jetë vallë lidhja me Sobhanin ajo që shqiptarët nuk po pëlqejnë tek Morena?