Morena Taraku prej kohësh I mungon skenës muzikore shqiptare. Këngëtarja vendosi të kishte një periudhë pushimi në karierrën e saj, duke filluar kështu një jetë të re jashtë kufijve të Shqipërisë.
Së fundmi atë e kemi parë në Turqi, ku nga rrjetet sociale kemi kuptuar se ka blerë një vilë të re luksoze dhe po përpiqet të krijojë një karierrë ndërkombëtare.
Morena ka publikuar një foto të re, ku ka paralajmëruar edhe diçka të re.
26-vjeçarja është shfaqur mjaft elegante me një fustan të bardhë, të çarë në pjesën e këmbës, ku duket mjaft seksi.
Bashkangjitur fotos, Morena ka lajmëruar se po rikthehet fuqishëm në tregun e muzikës.
“Rikthimi është gjithmonë më i fuqishëm sesa pushimi”, ka shkruar këngëtarja.