Morena Taraku padyshim ka disa kohë që është shkëputur nga muzika dhe është fokusuar tek jeta e saj personale.
Kjo sigurisht nuk do të zgjaste për shumë kohë dhe këngëtarja ka dhënë shenjat e para që po i rikthehet pasionit të saj të vjetër.
Në foton e saj të fundit, ku shfaqet brenda një makine luksoze ajo duket se ka pasur një mesazh për të gjithë njerëzit dhe mediat që e kanë akuzuar se mashtron.
Akuzat për këngëtaren vijnë pas një fotoje të publikuar në një festival në Turqi, ku u shpreh se ‘ishte një nder të fitonte çmim në një festival të një shteti kaq të madh’.
Këtyre akuzave ajo i është përgjigjur me deklaratën e mëposhtme:
“E 1 mesazh për qata që po thonë Morena po rren. I swear! Morena osht ka vjen”.
Këngëtarja pritet që të sjellë një këngë të re, të cilën e ka prodhuar në Holandë së bashku me videoklipin.