Ditët e karantinimit i kanë bërë të gjithë personazhet e njohur të hapin arkivat e fotove dhe ti ndajnë me fansat kujtimet e tyre të ndryshme teksa ushëtonin nëpër botë. Morena Taraku ka publikuar së fundmi një video të sajën, ku shfaqet me bikini duke shijuar rrezet e diellit dhe natyrën e qetë.
“Jeta pas karantinës”, ka shkruar këngëtarja duke lënë të kuptohet se dhe natyra do të ketë benefittet e saj. Momentalisht Morena ndodhet në Turqi aty ku jeton dhe është vetizoluar prej disa kohësh me babain e saj.