Këngëtarja Morena Taraku i është bashkuar nismës së Stresit për ti ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Ajo ka vizituar së bashku me reperin disa familje që janë strehuar në qëndra sociale dhe është munduar të argëtojë fëmijët e vegjël duke luajtur së bashku me ta.
Morena ka shpërndarë gjithashtu edhe disa ndihma ushqimore e veshmbathje për familjet e prekura nga tërmeti. Këngëtarja është shprehur e emocionuar nga dashuria që ka marrë nga fëmijët të cilët e kanë mirëpritur dhe përqafuar plot dashuri.
“Kjo është diçka që s’kam fjalë ta përshkruaj, çfarë dashnie më falën këta fëmijë sot, shkova unë tek ata apo ata tek unë”, shkruan Morena krahas një videoje të shpërndarë në instagram.
E siç duket, kjo nismë e Morenës i ka pëlqyer edhe mikut të saj, këngëtarit të njohur me famë botërore, pikërisht Jason Derulos i cili ka komentuar emoji që personifikojnë lutjen.