Pasditen e djeshme në ‘Ftesë në 5″ ka qenë e ftuar Klaudia Kalia, modelja 19-vjeçare që deklaroi se ka marrë 20 mijë euro pagesë për një foto-shooting në Dubai, konkretisht reklamë uji. Vajza nuk kurseu detaje nga jeta e saj private dhe tregoi se për modelingun ka bërë edhe sakrifica.
Ndër të tjera, 19-vjeçarja u shpreh se ka pasur ditë që ka ngrënë edhe vetëm një banana në mëngjes, në mënyrë që të sihte në formë për fotot.
“Një banane, ose një vezë sepse kanë proteina dhe të mbajnë. Ka pasur raste që kam ngrënë vetëm një banane në mëngjes dhe më pas s’kam ngrënë gjë gjithë ditën,”– tha Kalia më tej.
E pyetur për kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ëndrrave, Klaudia u shpreh se duhet të jetë i gjatë dhe të përshtatet pak me të. Nga ana tjetër, Bieta Sulo e pyeti se sa e gjatë është, dhe duke llogaritur gjatësinë e modeles (1.80), moderatorja doli në përfundimin që modelen e përballon një mashkull mbi 1.95, duke llogaritur takat.