INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori 40 mijë € duke premtuar vende pune,arrestohet 51 vjeçarja

Mori 40 mijë € duke premtuar vende pune,arrestohet 51 vjeçarja

Publikuar më: 10:29 01-08-2017

Një seksere punësimi në Vlorë, e cila fitoi deri në 40 mijë duke mashtruar vlonjatët përgjatë dy viteve, u arrestua më në fund nga Policia në kuadrin e operacionit "Mashtrimi i fundit".

Bukuroshe Kola, 51 vjeçe, banuese në Vlorë, u arrestua për veprën penale ''Mashtrimi, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda'' për të cilën ka marrë edhe masën e sigurisë ''Arrest në burg' më datë 28.07.2015.

Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët  e Krimit Ekonomik, Kola, gjatë periudhës dhjetor 2016 - maj 2017 ka mashtruar rreth 15 shtetas duke i'u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t'iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.

Policia ka bërë të mundur menjëherë ndalimin e saj si dhe vazhdon  hetimet për vënien para përgjegjësisë të gjithë shtetasve që mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune.

Article Logic
Execution time: 0.003352165222168