INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori armën dhe qëlloi në ajër, mësohet arsyeja pse u revoltua gruaja nga Belshi

Mori armën dhe qëlloi në ajër, mësohet arsyeja pse u revoltua gruaja nga Belshi

Publikuar më: 12:22 22-08-2018

Policia e Elbasanit ka publikuar detaje të reja nga ngjarja e regjistruar në Blesh ku një grua rrëmbeu armën dhe kërcënoi të shoqin.

Sipas njoftimit ngjarja e ndodhur ne banesën e Mylazim Abazit, ku bashkëshortja e tij pas sherrit me të ka marr armën dhe ka nisur të qëlloj në ajër.

Mësohet se shkak për debatin është bërë dhuna që ai ushtronte ndaj të shoqes dhe se pak kohë më parë ishte kthyer nga Italia pa asnjë lekë.

Gruaja dyshonte se ai kishte një grua tjetër në Itali me të cilën shpenzonte paratë.

Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja të rënda të një konflikti familjar.

Arrestohet në flagrancë burri që ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes, por edhe bashkëshortja pasi ka kanosur me armë zjarri bashkëshortin duke qëlluar në ajër me automatik.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541