INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori FUND! FERO pranon ndarjen nga Arbenita në mënyrën më origjinale të mundshme! Ja i kujt ishte faji! [FOTO]

Mori FUND! FERO pranon ndarjen nga Arbenita në mënyrën më origjinale të mundshme! Ja i kujt ishte faji! [FOTO]

Publikuar më: 10:29 13-11-2019

Zërat për ndarjen midis Feros dhe Arbenitës kanë rezultuar të vërteta. Ata të dy mesa duket nuk janë më bashkë dhe konfirmimi këtë herë vjen nga reperi i cili për herë të parë pranon ndarjen.

Ai ka pranuar ti përgjigjet disa pyetjeve nga ana e fansave të cilët janë bërë kurioz për marrëdhënien e tij me modelen dhe ai ka pranuar se është ndarë, por përgjigjen e ka shoqëruar me emoji që qeshin me lotë.

Nuk e dimë nëse është i lumtur apo i vjen keq për ndarjen pasi fakti që e shoqëron me emoji me fytyra të qeshura është vërtetë për tu habitur. Megjithatë Fero e pranon se faji për ndarjen është i gjithi i tij, por edhe këtu vazhdon të buzëqeshë.

Marrëdhënia e tij me modelen kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes. Ata u përfolën për një ndarje gati një muaj më parë, por e rregulluan marrëdhënien shumë shpejt. Këtë herë mesa duket situata është më serioze, pasi këngëtari e pranoi për herë të parë ndarjen publikisht.

ferua.jpg

trad.png

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277