Melisa dhe Andi pak ditë më parë ishin një nga çiftet më të lumtura. Ajo madje i organizoi një dedikim rrënqethës në ditën e ditëlindjes. Së fundmi Melisa ka ngritur dyshimet për një krisje të mundshme në lidhjen e tyre.
Nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale ish-konkurrentja shkruan: Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo, shkruan nëpërmjet një shprehje ajo.
Në një tjetër postim ju kërkon të gjithëve që të mos e pyesin për asgjë, sepse i është vënë pika muhabetit.
Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit, -shkruan Melisa.
Përveç faktit se nuk ndiqen në Instagram, një tjetër veprim që e bën akoma më të vërtetë krisjen e tyre është se Melisa dhe Andi i kanë fshirë postimet me njëri-tjetrin. Ata thjeshtë kanë lënë një postim të përbashkët që është reklamë, ndërsa fotot e videot ku dukeshin të dashuruar nuk janë më. Mbetet për tu parë në vijim se çfarë fshihet vërtet pas gjithë këtij lëmshi.