INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori fund sherri! Pas shumë vitesh, PAJTOHEN Stresi dhe Noizy: Jemi një...

Mori fund sherri! Pas shumë vitesh, PAJTOHEN Stresi dhe Noizy: Jemi një...

Publikuar më: 14:37 14-03-2021

Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe Arkimed Lushaj i njohur si Stresi kanë qetësuar raportet mes tyre duke i dhënë fund armiqësisë prej shumë kohësh. Të dy reperët shqiptarë përmes videove-live në profilet e tyre zyrtare në Instagram, kanë njoftuar fansat për përmirësimin e raporteve të tyre

Në njërën anë Stresi ka folur për Noizyn duke iu përgjigjur fansave në pyetjet e bëra, gjersa ky i fundit ka folur më në detaje për atë që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj periudhe. “Unë nuk e njof me atë emër që e njihni ju, por i them Rigels Rajkut ne jemi një për inat të gjithëve. Kur vjen fundi e mban mend çka kemi folur në Drejtori të Policisë, kur të vijë momenti do të jemi të gjithë bashkë.

Askush nuk mundet të na rrëzojë neve në Shqipëri”, ka thënë Stresi.

 

Kurse, Noizy theksoi se në 12 vite kanë ndodhur shumë gjëra – megjithëse së bashku me grupin kanë vendosur t’i rregullojnë raportet me palën tjetër. “Kanë ndodhur shumë gjëra këto 12 vite dhe nuk është se i përmbledh të gjitha me një live.

Kështu që sa i përket historisë midis meje dhe tjetrit nuk mjafton një live. Ideja është që janë falë gjakra më të mëdhaja në Shqipëri të paktën dhe nuk do jetë një çudi e madhe me falë tjetri tjetrin. Unë si kam bërë ndonjëherë ‘diss’, por ka ndodhur e kundërta janë bërë shumë ‘diss-a’ ndaj meje janë sharë shumë njerëz të afërm të mi, mbaj mend në një këngë ‘diss’ atëherë mu ka përmend goca. Kjo është edhe betimi im që u bë që nuk do kem më punë me palën tjetë, as shok as armik.

Prandaj, më janë sharë shumë njerëz nëpër ‘diss-e’ dhe nuk mund ta merrja vendimin i vetëm. Pas shumë përpjekjesh nga Arkimedi, pas shumë përmendje emrash ka thënë që jam i talentuar disa herë ka thënë që është ndër repistat më të mirë dhe në fund bëri atë videon. Kështu që nëse nuk do jemi shokë të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon nuk kam frikë dhe nuk falë nga frika, por falë se jam burrë.

Mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë duhet të bëjmë pak më shumë me njëri-tjetrin. Sa i përket gjërave tjera, ia lëmë kohës, përfundoi reperi. Ndryshe, Noizy dhe Stresi njihen për skandale mes njëri-tjetrit ku shpesh në media janë komentuar edhe armët e ftohta që kanë përdorur gjatë ngatërresave.

Article Logic
Execution time: 0.003978967666626