INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori peng gardianët grek, dënohet Alket Rizai, habit gjykatësit

Mori peng gardianët grek, dënohet Alket Rizai, habit gjykatësit

Publikuar më: 20:48 20-10-2016

Pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgjet greke dhe mbajtjes për 24 orë në izolim të dy punonjësve të burgut, gjykata greke ka dhënë denimin për Alket Rizain.

10 vite e 8 muaj burg për shqiptarin, i cili pas dhënies së dënimit, ka deklaruar se do të lirohet nga burgu pas 1 viti e gjysmë.

"Nuk jam as djall e as shenjtor. Të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e lirisë dhe të mos lëndojnë dhe unë s'lëndova njeri. Më dënoni sa të doni, pak rëndësi ka, unë për një vit e gjysmë dal nga burgu"", është shprehur Rizai. 

Edhe mediat greke konfirmojnë se Alket Rizait i mbetet një vit e gjashtë muaj për të vuajtur në burgjet greke. Mbi Alket Rizain rëndon dënimi me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së një biznesmeni. Sipas ligjeve në fuqi të shtetit, burgimi i përjetshëm reduktohet deri në lirim, pas 20 vitesh të kryera në burg.

Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672