INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori pjesë në Maratonën Kombëtare të Notit në Sarandë, 72-vjeçari humb jetën kur del në breg

Mori pjesë në Maratonën Kombëtare të Notit në Sarandë, 72-vjeçari humb jetën kur del në breg

Publikuar më: 13:24 08-09-2019

Një 72-vjeçar nga Lezha ka humbur jetën në Sarandë pasi ka marrë pjesë në Maratonën Kombëtare të Notit.

72-vjeçari Mark Ademi kishte bërë 500 metrat e tij dhe pasi ka dalë në breg nuk ishte ndier mirë.

Mësohet se 72-vjeçari u transportua në spital por nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në Sarandë, ku po zhvillohet Maratona Kombëtare e Notit e grupmoshave 10-80 vjeç.

Tashmë pritet raporti mjekësor për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes së të moshuarit.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938