INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori pjesë në PROTESTË/ Shikoni momentin kur policia arreston të miturin [VIDEO]

Mori pjesë në PROTESTË/ Shikoni momentin kur policia arreston të miturin [VIDEO]

Publikuar më: 14:45 22-11-2018

Protesta e banorëve të Astirit agravoi në dhunë ndaj efektivëve të policisë, duke hedhur kapsolla dhe tymues.

Pas protestës sot në kryeqytet janë filmuar pamje teksa policia tërheq një djalë të ri për ta çuar në komisariat pasi ka qenë në protestë. I riu kundërshton policinë dhe godet me shkelma, ndërkohë që shan me fjalë të rënda policët të cilët e tërheqin zvarrë.

Ai thotë se është 17 vjeç, por disa policë e kanë rrethuar dhe tentojnë ta fusin në makinë. Në video shfaqet dhe babai i tij, i cili kërkon të bindë policët ta lënë se është minoren dhe qan.

Ndërkohë si pasojë e protestës u plagosën 12 efektivë dhe disa qytetarë.

Burime për Intv.al tregojnë se qytetarët e plagosur janë identifikuar si Adelina Shehu, Adem Cara, Lindita Protoduari.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0027408599853516