Është shoqëruar me momente tensioni mbrëmja e kaluar e spektaklit ‘DWTS’.
Ka qenë anëtari i jurisë Jul Deda ai që ka patur debate. Në fillim me balerinin Eltion dhe Rovena Dilon e më pas me Xhani Shqerrën.
Juli e kritikoi Xhanin pasi kërceu duke përtypur çamçakëzin, por ky i fundit ja ktheu me ironi.
"Mos bëj ironi me mua", i tha Juli i nxehur dhe duke nisur një debat mes tyre. Edhe pse Xhani vazhdonte të këmbëngulte se nuk kishte bërë ironi, Juli i kërkoi të mos e vazhdonin më diskutimin sepse ishte i bindur për ironinë e tij.