INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos bëni gabim të dilni pa çadra! Mësoni si do jetë moti nesër

Mos bëni gabim të dilni pa çadra! Mësoni si do jetë moti nesër

Publikuar më: 19:58 26-12-2017

Siç ka filluar të duket edhe gjatë këtyre 3-4 ditëve të fundit, temperaturat kanë pësuar një rritje që nuk është e pandjeshme. Por ditën e nesërme mos harroni çadrat në shtëpi, pasi në të gjitha qarqet priten reshje shiu dhe në Veri të territorit ato do të jenë mesatare, ndërsa qarku i Shkodrës do të jetë më problematiku, pasi reshjet e shiut priten të jenë intensive.

Në jug (Vlorë dhe Gjirokastër) ato priten lokalishtmesatare, ndërsa në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës. Temperaturat do të jenë të ulta dhe do të variojnë në bregdet nga 6 °C deri në 14 °C, në vendet e ulëta: 6 °C-14 °C dhe në vendet malore: 1 °C – 7 °C.
Era nesër do jetë e lehtë ndërsa në bregdet do të forcohet dhe do të arrijë deri në 40km/orë, duke shkaktuar edhe dallgëzime por pa problem për lundrimin.

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 6 °C / 14 °C
- Në vendet e ulëta: 6 °C / 14 °C
- Në vendet malore: 1 °C / 7 °C.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834