Fundjava do të jetë me shira dhe vranësira të konsiderueshme më së shumti në pjesën qendrorë të vendit. Sipas meteoalb, shira dhe vranësira do të ketë në pjesën qendrore nga e shtuna në mbrëmje deri të dielën, të cilët më pas do të zhvendosen në veri gjatë të dielës deri ditën e hënë.
Vranësirat dhe shirat mbeten dominante edhe të hënën, më të dendur në ekstremin Verior dhe Jugor.
Temperaturat e ajrit rriten gjatë mëngjeseve ndërsa pësojnë rënie me 2 – 3°C gjatë orëve të mesditës, më e ndjeshme në zonat Veriore dhe Lindore. Mbrëmja e së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin dhe reshje dëbore gjatë natës, në zonat malore.