INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos blini kafshë dhe mish importi, ka rënë një sëmundje

Mos blini kafshë dhe mish importi, ka rënë një sëmundje

Publikuar më: 12:06 04-07-2016

Strukturtat e bujqësisë kanë lajmëruar se kafshët dhe mishi në shumicën e vendeve të rajonit është me problem, pasi ka rënë një sëmundje. Ajo quhet dermatozë.
Drejtoria e Shërbimit Veterinar njofton për praninë e sëmundjes ‘’dermatoza nodulare e gjedhit” në disa shtete të rajonit në Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari dhe Greqi . Kjo sëmundje paraqet rrezikshmëri për përhapje dhe në vendin tone, por nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për njerëzit.
Ndërsa Ministria e Bujqësisë ka marrë masa për bllokimin e importit të kafshëve të gjalla dhe të mishit i cili e ka origjinën nga vendet e prekura nga kjo sëmundje.
Ministria njoftoi se me urdhër të ministrit, Edmond Panariti, është ngritur një Task Forcë, e përbërë nga veterinerë dhe epidemologë për informimin, parandalimin dhe monitorimin e përhapjes së kësaj sëmundje.
Ministria e Bujqësisë i bën thirrje fermerëve të sinjalizojnë menjëherë çdo dyshim për prezencën e kësaj sëmundje pranë Drejtorive të Bujqësisë në të gjithë vendin, ose pranë Shërbimit Veterinar, në Ministrinë e Bujqësisë.
Ja çfarë është dhe çfarë shkakton sëmundja e Dermatozës:
Kjo është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin,mukozën e gojës.
Nyjet zhvillohen edhe në traktin gastrointestinal dhe aparatin efrymëmarjes. Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë. Sëmundja prek gjedhin e të gjitha moshave, por më rëndë ato të moshave të reja.
Sëmundja shkakton dobësim, humbje të përkohshme apo të përhershme të prodhimit të qumështit, dështime, dëmtim të lëkurës, inflamacioni i gjirit, pneumoni, çalim,sterilitet tek demat, lopët dhe ngordhje të kafshëve.

Article Logic
Execution time: 0.0026760101318359