Pjesë e bashkëjetesës është edhe dyshimi, i cili në shumicën e rasteve ka qenë shkak për ndarje.
Ekspertët kanë bërë një listë, e cila tregon shenjat që i dashuri ende ju dashuron si vite më parë.
1. Ai ju ndihmon në punët e shtëpisë
Nëse ai ofron t’iu ndihmojë edhe për diçka të vogël në shtepi, tregon se ende ju do. Meshkujt nuk mbahen për punët e shtëpisë, prandaj sipas intv.al, kjo gjë tregon se me të vërtet ju vlerëson shumë.
2. Ai pranon të dalë me ju në çdo kohë
Nëse keni në mendje një darkë romantike, ai është gati për t’ua bërë qejfin dhe nuk nxjerr justifikime për të qëndruar në shtëpi.
3. Ju bën vazhdimisht komplimeta
Edhe pse keni vite së bashku, ai nuk harron t’iu vërë në pah bukurinë tuaj. Kjo do ju bëjë të ndiheni më të vlerësuar në sytë e tij.
4.Nuk e zgjat debatin
Të bësh debat për diçka është normale në jetën në çift. Nëse ai nuk e zgjat shumë debatin, tregon se nuk dëshiron të zihet me ju. Atij i intereson një lidhje pa zënka të shpeshta, prandaj mundohet t’i shmangë.
5. Lë mënjanë gjërat elektronike
Ndërkohë që po kaloni kohë së bashku, ai nuk merret me celularin. Ky fakt, sipas intv.al tregon se ka ende interes të madh ndaj jush.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega