Të gjithë do donim të kishim një foto me ish-kapitenin Lorik Cana, por do ishte shumë interesante nëse ai vetë do na bëntë një foto, qoftë selfie apo një fotografi normale. E pikërisht një situatë e tillë i ka ndodhur Canës ditën e sotme. Ndërkohë që po shëtiste në Tiranë me bashkëshorten e tij, dikush iu afrua Canës dhe i tha: “A mund të më bësh një foto?”. Sigurisht që ai u tregua “kapiten” dhe nuk hezitoi aspak të shprekte një foto për atë që ia kërkoi, shkruan faqja “Lajmet e Futbollit” në Facebook.
Për ta bërë më të bukur momentin mendoi bashkëshortja e tij Monila e cila filloi të qeshte dhe të vinte në lojë Lorikun.