INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e beso po deshe! Olta Gixhari qenka bërë nuse kohë më parë, i dalin ‘’provat’’ sheshit[FOTO]

Mos e beso po deshe! Olta Gixhari qenka bërë nuse kohë më parë, i dalin ‘’provat’’ sheshit[FOTO]

Publikuar më: 17:45 10-02-2019

Aktorja Olta Gixhari mund të jetë provokuar shpesh në emisione të ndryshme për jetën e saj private rreth ndonjë lidhje të ndryshme, por ajo gjithmonë ka qenë mjaft diskrete për privatësinë e saj.

Kësaj radhe Olta nuk mund t’i bënte më dredhi pyetje pasi në emisionin “E Diell”, asaj i dolën fotot e fëmijërisë ku pozonte tamam si një nuse.

Olta është befasuar dhe ka filluar të qeshë nga kjo surprizë e këndshme dhe më tej ka shpjeguar gjithçka:

“Nuk e besoj dot. Më thoni një fëmijë që nuk ka një foto të tillë me batanije leshi. Nuk e mbaj mend sa vjeç kam qenë se më bënte motra nuse, më kishte si manekin, bënte çfarë të donte me mua.”

“Rrinim të dyja me motrën dhe ajo eksperimentonte me mua, me hiqte vetullat, më lyente flokët, më vinte kurorë dhe unë rrija. Më pëlqen shumë”- ka përfunduar rrëfimin e saj duke qeshur me të madhe aktorja e njohur.

olta_gixhar.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105