Grimieri më i famshëm shqiptar, Mario Dedivanoviç ndodhet në Tiranë dhe sot mbajti MasterClass-in që shumë mezi e kanë pritur. Edhe vetë Mario ka pranuar se në Shqipëri ka mbajtur MasterClass-in më të madh deri më tani.
Por e dini që Mario na tregoi se një prej yjeve botërorë më frymëzuese është shqiptare?
Dedivanovic ka ndarë me 2000 të pranishmit një detaj shumë interesant: Anastasia Soare është shqiptare. Anastasia Soare është pronare e kompanisë Anastasia Beverly Hills
Mario u shpreh, mamaja e Anastasias u lind në Shqipëri dhe më pas udhëtoi drejt Rumanisë. Vetë Anastasia u zhvendos nga Rumania për Los Angeles në fillim të viteve ’90. Epo kujt ia merrte mendja se një ndër personazhet më të pëlqyer do të ishte shqiptare, epo talentin e ka njëjtë si të gjithë shqiptarët!/intv.al/