Me siguri Enca dhe Kallashi tani do marrin masa të rrepta!
Enca është një nga këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, ndërkohë që Kallashi kohët e fundit ka qenë një ndër femrat më të komentuar në mediat rozë.
Ato numërojnë shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe gjithnjë i mbajnë fansat të përditësuar me foto dhe video të nxehta. Fundja duke patur parasysh se çfarë linjash kanë, Enca dhe Kallashi kanë çfraë t’ju dhurojnë atyre, sidomosh ato videot duke bërë “twerk”.
Por fatkeqësisht disa persona i kanë përdorur videot e tyre për qëllime jo të mira. Dy videot e Encës, një ku këndon këngën “A po t’pëlqen” dhe një tjetër duke bërë “twerk” janë shpërndarë në një faqe porno.
Edhe Kallashi është bërë pjesë e këtij “sulmi” pasi një video e saj e gjatë duke bërë “twerk” është postuar në të njejtën faqe.
Nuk është se këto video kanë ndonjë përmbajtje të jashtëzakonshme, por fakti që kanë përfunduar në një faqe me përmbajtje erotike me siguri s’do t’u pëlqente vajzave.