Estela Ujka është një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri. Duke qenë se interesi për blog-un si biznes nuk është i vogël, Estela ka vendosur të ndajë disa përgjigje me ndjekësit në Instagram.
Një nga pyetjet qe bëhet më shpesh lidhet me përfitimin që vjen nga të qenurit një ‘influencer’ në rrjetet sociale.
“Sa është fitimprurës?”, ka pyetur një nga ndjekëset.
“Të ardhurat nga blogerimi e kanë kaluar rrogën e bankës disa fish tashmë”, përgjigjet Estela. Ajo gjithashtu ushtron njëkohësisht profesionin në një nga bankat e kryqytetit. Me pak fjalë, fitimet më të mëdha të Estelës sigurohen nga pasioni i saj për modën dhe gjithçka që lidhet me stilin e jetesës në tërësi.