Nuk është as futbollist, as këngëtar, as aktor!
Cardi B është një nga reperet më “IN” të momentit dhe shumë e dashur nga publiku. Ajo na ka dhuruar disa super këngë të cilat janë kthyer në hite dhe së fundmi është në pritje të ëmbël me reperin Offset. Ajo ka realizuar edhe një këngë me “Bebe Rexha dhe Rita Ora” të quajtur “Girls”, por në Instagram ndjek edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për dizajnerin e njohur Valdrin Sahiti, i cili siç duket me punën e tij i ka rënë në sy edhe Cardi B-së.