Ylli botëror e ka parë ndeshjen së bashku me fansat e saj nëpërmjet ekraneve gjigande të koncertit të saj. Të gjithë parizienët ishin në dilemë ku të shkonin:Në koncertin e 'Queen' Bey' apo në finalen e Botërorit?
Kjo dilemë u zgjidh pasi organizatorët në 'Stade de France' vendosën që finalja e Botërorit do të transmetohej në ekranin gjigand të skenës së koncertit dhe pas përfundimit të finales, Jay Z dhe Beyonce do të ngjiteshin të performonin në skenë.
Kështu emocionet e Eres ishin shumëfish se jo vetëm që ndiqej nga e gjithë bota, e populli i thjeshtë por edhe nga yjet botërorë, si edhe diva, Beyonce. Kjo e fundit ka treguar se sa shumë emocion ka nga fansat e Fifa World Cup, ndjenjë të cilën shqiptarja, Era Istrefi e përjetoi nga afër./intv.al/