INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët, por ja çfarë do të thotë ngjyra e flokëve për personalitetin tuaj!

Mos e besoni po deshët, por ja çfarë do të thotë ngjyra e flokëve për personalitetin tuaj!

Publikuar më: 21:17 12-12-2018

Sipas studimeve, ngjyra natyrale e flokëve tregon shumë në lidhje me shëndetin tuaj, jetën seksuale, madje edhe për personalitetin tuaj. Ky studim ka të bëjë me ngjyrën natyrale të flokëve, kështuqë lyerja e flokëve me ngjyra të ndryshme nga natyralja, nuk do të ndryshojë çështjet e shëndetit apo të karakterit që vijnë së bashku me të qenit i lindur bjond, zeshkan ose flokëkuq.

Flokëkuqet kanë jetë aktive seksuale: Sipas një studimi gjerman i cili ka krahasuar jetën seksuale të qindra gravë gjermane, flokëkuqet kanë jetë më aktive seksuale në krahasim me brunet dhe bjondet. Kjo mund të jetë për shkak se ngjyra e kuqe i bën të tërheqin më shumë vëmendje (sipas një artikulli BBC , vetëm një në dy për qind e popullsisë së botës lindin me flokë të kuqe natyrale). Psikologët kanë thënë se ngjyra e kuqe është më provokuese për shumicën e njerëzve sesa ngjyrat e tjera. Flokëkuqet janë në rrezik më të lartë për tu prekur nga sëmundja e Parkinsonit, endometrioza, dhe kanceri i lëkurës.

Brunet janë të varura ndaj nikotinës: Nëse jeni brune natyrale, jeni më të pritura për të qënë duhanpirëse. Keni më shumë mundësi se sa bjondet dhe brunet për të qënë të varura nga duhani. Sipas një studimi të vitit 2013 nga Superdrug, brunet janë të pritura për të pasur marrëdhënie serioze dhe të qëndrueshme, sipas shendeti.com. Studimi ka anketuar 1000 meshkuj dhe 54 për qind e tyre thanë se do të preferonin një grua zeshkane. Me sa duket, meshkujt i shohin brunet si më të qëndrueshme dhe partnere më të besueshme se biondet dhe flokëkuqet.

Ngjyra e flokëve (bjonde), nuk ka lidhje me nivelin e inteligjencës të personave: Hulumtimet kanë treguar se flokët bjondë luajnë rol 0 në inteligjencën e njerëzve. Ngjyra bionde është si pasojë e faktorëve gjenetikë. Prandaj çfarë thuhet për biondet është vetëm legjendë. Bjondet janë të rrezikuara për të pasur probleme me sytë & kancerin e lëkurës (sidomos ato me sy blu),kjo për shkak se kanë më pak melaninë në trup krahasuar me brunet. Më thuaj çfarë ngjyre i ke flokët të të them çfarë personaliteti ke!

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717