INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët, por ja çfarë efektesh duhet t’u vendosni fotove në INSTAGRAM sipas HOROSKOPIT

Mos e besoni po deshët, por ja çfarë efektesh duhet t’u vendosni fotove në INSTAGRAM sipas HOROSKOPIT

Publikuar më: 22:24 22-07-2018

Nuk ka kohë më të mirë sesa kjo verë e nxehtë për të ndryshuar lojen në mediat e tua sociale. Dua të them, nëse je duke shijuar jetën tënde në maksimum, duhet të ketë patjeter foto që e tregojnë këtë gjë, ose kjo nuk ka ndodhur kurrë. A ka mënyrë më të mirë ti tregoni botës për jetën tuaj sesa disa foto të edituara mirë? Mbani shënime se çfarë duhet të përdorni duke u bazuar në shenjën tuaj të horoskopit, duke e bërë profilin tuaj tepër inspirues.

Nëse je më tepër në atë anën sfiduese te mediave sociale, për të gjetur filtrin perfekt është pak dhimbje koke. Ka kaq shumë opsione dhe ndonjëherë duke i miksuar, mund të dalë diçka jo shumë e këndshme. Nëse je duke kërkuar për një shtysë, atëhere shenja jote e horoskopit është perfektja.

1.Dashi

Një dash kërkon gjithmonë sa më shumë intensitet, ngjyra dhe kontrast. Megjithatë, shumë nga të gjitha nuk është dicka e mirë.

2.Demi

Demi është një person natyrë-dashës, dhe filtrat që i shkojnë më shumë janë ato ngjyrat e tokës dhe që nxjerrin në pah detaje që nuk shihen shumë mirë.

3.Binjakët

Binjakët duan të nxjerrin në pah hijen, por pa kompromentuar dritën, sipas elitedaily, përshtat intv.a. lDuke përdorur ngjyra të pasura, duke mprehur errësirën dhe duke theksuar dritën, nuk e bën fare të vështirë një binjakë të zgjedhi filtrat.

4.Gaforrja

Një gaforre do të shijojë nostalgjinë,magjinë dhe fantazinë në fotot e tyre. Kur një gaforre e bën dicka me zemër, atëhere fotot e tyre duhet të jenë të njëjta me shpirtin.

5.Luani

Një luan do që bota e tyre te duket e lumtur, e shëndetshme dhe me gjëra pozitive.

6.Virgjëresha

Pastërti, bardhësi dhe çiltërsi. Këto jane cilësitë që një virgjëreshë do të shpreh në fotot e tyre.

7.Peshorja

Instagrami i një peshoreje është gjithmonë estetik. S'ka rëndësi se sa sentimentale është fotoja. Ose është e bukur, ose nuk postohet fare.

8.Akrepi

Nëpërmjet instagramit të një akrepi ai do gjithmonë të shpreh gjallëri, pasion, adrenalinë dhe epsh.

9.Shigjetari

Shigjetari do që aventura te tregojë historinë e vet, jo filtrat. Duke shtuar një ton të lehtë në fotot e tyre, shigjetari nuk do ndihet sikur subjekti ka ndryshuar.

10.Bricjapi

Bricjapi ka një tendencë që filtrat e këndshëm të kombinohen me energjinë e tyre.

11.Ujori

Inatagrami i një ujori duhet të jetë mbi të gjitha, unik.Fotot e tyre duhet të jenë sa më të qarta dhe ndryshe.

12.Peshqit

Ëndërrimtarë, romantik dhe nostalgjik, Peshqit do ndihen tejet të kënaqur me disa filtra në ngjyra të buta, pasi do duken dhe artistikë/intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928