INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët, por Kanye West mund të bëhet drejtor i Louis Vuitton!

Mos e besoni po deshët, por Kanye West mund të bëhet drejtor i Louis Vuitton!

Publikuar më: 22:31 10-12-2021

Kanye West i njohur si Ye, së shpejti mund të rrëmbejë një titull mjaft të rëndësishëm në fushën e modës dhe jo vetëm.

Ylli botëror është në diskutime për t’u bërë drejtor artistik i koleksionit të meshkujve të Louis Vuitton.

Kjo ide erdhi pas ndarjes nga jeta e mikut të tij, Virgil Abloh. Burime pranë reperi dhe stilistit Ye zbulojnë se ata e kishin biseduar këtë para se Virgil të ndërronte jetë.

Në vitin 2010 Abloh startoi punën si drejtor i kompanisë “Donda” të Kanye-t. Në vitin 2018 u bë drejtori i parë me ngjyrë i Louis Vuitton. Në fund të muajit të kaluar, Virgil ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare nga kanceri.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713