Na duhet të pranojmë që artistë shqiptarë të njohur në botë kemi plot... duke nisur që nga këngëtarë të njohur lirikë e deri te popstarët!
Dhe një nga popstarët më në zë të momentit në Hollywood dhe jo vetëm është Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë dibrane.
Bebe vizitoi Shqipërinë këtë javë për të dhënë ndihmën e saj për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por nga ana tjetër gjeti kohën për të dhënë intervistën e saj të parë në Shqipëri.
E ftuar në emisionin "Lart e Poshtë" të Eraldo Rexhos në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe ka dhënë disa detaje lidhur nga jeta e saj personale dhe karriera.
E pyetur nëse Bebe ka një emër shqiptar të preferuar, ajo u përgjigj: "Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD!"
Nga ana tjetër, këngëtarja e "Say My Name" ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por preferon më shumë muzikën pop tanimë.
Intervistën e plotë të Bebe Rexhës e gjeni në linkun e mëposhtëm: