Ajo është padiskutim një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe njëkohësisht shumë e dashur për publikun. Prej vitesh e kemi parë duke moderuar emisione të ndryshme dhe së fundmi ka qenë shumë e angazhuar me fushatën e saj “Ti je një luledielli”.
Puna e saj e palodhshme i është shpërblyer dhe Albana është bërë pjesë e kopertinës së një reviste ndërkombëtare “Global Woman”. Në revistën e titulluar “Gratë me vetëbesim mund të ndryshojnë botën” moderatorja e njohur mesa duket ka treguar gjithë eksperiencën dhe punën e saj për të ndihmuar fëmijët me probleme shëndetësore.
“Duke punuar me pasion, zemër dhe duke u lutur ne mund të ndryshojmë botën, duke filluar nga familja, miqtë, komuniteti apo vendi jonë, hap pas hapi”- shkruan Albana në foton e kopertinës të postuar në Instagram.