Pas largimit nga “Proçesi sportiv”, Fjoralba Ponari ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes. Pak ditë më parë bukuroshja zbuloi se së shpejti do e shohim sërish në ekran dhe la të kuptohej se projekti i ri ka të bëjë me fëmijët dhe muzikën.
Pavarësisht anës profesionale, sot Fjoralba po përflitet në portale se është me origjinë nga Rusia. Shkak është bërë një postim i saj në Instastory ku Fjoralba tregon një letër të gjyshit të saj, shkruar në rusisht.
“Një nga ato gjërat sentimentale nga të cilat nuk do heq dorë kurrë. Gjyshi e di më të mirën”, shkruan Fjoralba në fund të postimit.