Në mars të vitit 2019, këngëtarja Jennifer Lopez lajmëroi fejesën me ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez. Ai i propozoi në Bahamas me një unazë diamanti që mori vëmendjen e të gjithëve.
Mirëpo, burime pranë çiftit kanë treguar për “TMZ”, se Jennifer dhe Alex e kanë prishur fejesën. Dyshja janë ndarë, ndërsa arsyeja nuk është bërë ende e ditur.
Ata kanë bashkë katër vite. U lidhën në vitin 2017 dhe u fejuan në vitin 2019. Teksa të gjithë prisnin që ata të martoheshin, Jennifer dhe Alex i kanë habitur të gjithë.