Seriali spanjoll La Casa de Papel që trajton temën e një bande hajdutësh dhe planet e tyre brilante gjatë disa vjedhjeve, theu rekordet e audiencës me sezonin e tretë, me më shumë se 34 milionë shikues në të gjithë botën gjatë shtatë ditëve të para pas premierës së tij.
Mirëpo futbollisti i njohur brazilian, Neymar, ka njoftuar se do të jetë pjesë e sezonit të katërt të këtij seriali. Mësohet se skenat e lojtarit brazilian janë xhiruar në fillim të vitit dhe Neymar ka shkruar se ndihet i lumtur dhe i nderuar që do të jetë pjesë e këtij seriali të suksesshëm.
Neymar është vetëm një nga emrat në listën e të famshëmve të infektuar nga ethet e “La casa de Papel”.