INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e hidhni kartën sim, mund të fitoni para

Mos e hidhni kartën sim, mund të fitoni para

Publikuar më: 10:25 01-01-2019

Tregtia online prej vitesh është shndërruar në një trend, ku në një treg virtual mund të shitet çdo gjë.

Prandaj nëse keni një sim të telefonit që nuk e përdorni mos e hidhni pasi do t’ju japë para. Një e tillë mund të kushtojë plot 300 euro.

Dhe për ata që janë të apasionuar pas teknologjisë një treg i tillë është një pasuri e vërtetë.

Por ofron edhe para. Kujtojmë se pak muaj më parë një kartë sim në ebay u shit në ankand për 301 euro.

Një tjetër shembull është kur një kartë telefoni u shit për 199 euro.

Për të stimuluar këtë treg ekziston thjeshtësia e transaksionit. Transferimi i pronësisë së numrit ndodh në mënyrë digjitale pa dorëzimin fizik të sim. Blerësi merr skanimin numrin seri të kartelës dhe kodin ICCD.

Pastaj thjesht shkoni në një qendër shërbimi të kompanisë telefonike dhe kërkon transferim. Numri do të kalojë në kartën e re automatikisht, si kur ndryshojmë kompaninë telefonike.

Kujdes vetëm shitja e kartave sim anonime është e paligjshme, por nuk ka asnjë problem kur cdo është është e regjistruar. Por nëse ende keni karta të tilla mos I hidhni por mundohuni të përfitoni.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115