Ashley Graham është një nga modelet më të suksesshme, e cila është lavdëruar gjerësisht për ndjenjën pozitive që ka për trupin e saj, dhe këtë e përforcoi me postimin e saj të fundit me një foto nudo të saj gjatë shtatzanisë ku tregon të gjithë strijat me krenari. Modelja plus size e njoftoi javën e kaluar se po pret një fëmijë me të shoqin Justin Ervin.
Në foton e fundit të postuar në llogarinë e saj të Instagramit, ka treguar trupin e saj siç është pa asnjë lloj kompleksi, ku ka tërhequr mjaft komente pozitive.
“Unë jam mashkull dhe më pëlqen ta shoh një gjë të tillë. Nëna ime pati 10 fëmijë, e ime shoqe tani në fund të shtatzanisë dhe e shikoj sesi po ndryshon trupi i saj“- ka shkruar një përdorues i Instagramit. “E adhuroj këtë foto“- thotë një ndjekëse, “nuk ka rëndësi nëse je masa small apo large, të gjithë njerëz jemi. Unë e adhuroj mënyrën sesi ti e pranon veten tënde, dhe më frymëzon që ta dua trupin tim pas 3 lindjeve“- vazhdon ajo. Megjithatë, pati edhe kritika. Disa e quajtën të pavend këtë lloj ekspozimi të trupit përpara njerëzve të huaj në internet, ndërsa të tjerë thanë se foto të tilla mund të promovojnë obezitetin.