Bekim Balaj dhe Odise Roshi shkëlqejnë në kampionatin rus. Dy futbollistët e kombëtares shqiptare i kanë dhënë fitoren ekipit të tyre Terek Grozni me dy gola shumë të bukur. Sulmuesi shkodran shënoi në pjesën e parë me anë të një goditjeje me kokë brenda zonës, ndërkohë që goli i Roshi-t ishte histori tjetër. Mesfushori shqiptar, lëshoi një silurë nga jashtë zone, në minutën e 94-ët, duke çuar shifrat në 3-1. Një perlë e vërtetë...