INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e humbisni! Rrëfimi ndryshe i Elvana Gjatës: Shkurt më thërrasin...[FOTO]

Mos e humbisni! Rrëfimi ndryshe i Elvana Gjatës: Shkurt më thërrasin...[FOTO]

Publikuar më: 09:33 11-02-2018

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila kohët e fundit ka vendosur që karrierën e saj muzikore ta vazhdojë në SHBA, si një mënyrë për tu promovuar në tregun botëror.
Mirëpo në ditëlindjen e saj, para disa ditësh, Elvana mbajti një koncert në Tiranë, ku ishin rreth 100 të ftuar specialë.

Gjithashtu, në Top Channel është shfaqur një dokumentar kushtuar jetës personale dhe profesionale të Elvanës ku u zbuluan shumë detaje personale. Një ndër to është fakti që miqtë më të mirë e thërrasin Ela, personi më të cilin mund të flasë për gjithçka është motra e saj si dhe ushqimet e saj të preferuara janë vetëm ato që gatuan mamaja e saj.

Elvana në dokumentarin e shkurtër kushtuar jetës së saj në prapaskenë ka zbuluar se arsyeja përse albumi i saj i fundit është titulluar “3” është sepse ky është numri i saj me fat si dhe sipas saj 3 është numër hyjnor, duke qenë se siç rrëfeu këngëtarja ajo beson shumë në zot.

 vana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040438175201416