INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e pranoni po deshët! Këto janë 3 shenjat më të fiksuara pas HOROSKOPIT!

Mos e pranoni po deshët! Këto janë 3 shenjat më të fiksuara pas HOROSKOPIT!

Publikuar më: 22:47 04-04-2018

Dikush më shumë dikush më pak, të gjithë e shohim horoskopin!

‘Parashikimi i yjeve për sot’, ‘Horoskopi javor’, ‘Horoskopi i muajit’, ‘Horoskopi i vitit’…Uh, duket e lodhshme vetëm kur i dëgjon. Por, ja që janë pikërisht shkrime të tilla që sjellin plot interes tek lexuesit. Madje, ndodh që edhe nëpër emisione televizive, astrologet të flasin për tema të këtij lloji. Por, a e dinit se disa shenja të zodiakut në veçanti janë të fiksuar pas horoskopit? Ne ju njohim me tre prej tyre, e mos u habisni nëse e gjeni veten ndër to!

AKREPI
Janë më të fiksuarit. Shumë pasionantë, territorialë dhe protektivë, saqë e kanë të pamundur të mos ia vënë veshin parashikimeve të tilla. Dëshirojnë të dinë paraprakisht se çfarë do të ndodhë dhe se si do të shkojë dita, ashtu sikurse dëshirojnë të njohin sjelljen e atyre që e rrethojnë. Ndoshta nuk e kishit menduar që një Akrep mund të sillej kështu, apo jo?

GAFORRJA
Natyra romantike, që orientohen në bazë të romancës. Dëshirojnë të dinë medoemos se si do t’ju shkojë dita me partnerin, kështu që kujdesen ndaj detajeve. Nëse horoskopi parashikon që do të jenë në gjendje emocionale të keqe, atëherë ata mendojnë për gjithçka që mund t’ua prishë ditën. Për këtë arsye renditen të dytët në listë.

PESHQIT
Shpirtra të lirë, që dëshirojnë vetëm të kalojnë sa më gëzueshëm e pa angazhime të tepërta. Fakti që janë tejet kreativë, i bën të friësohen para ndrydhjes së ndjenjave nga faktorët e jashtëm. Kështu, parapëlqejnë të dinë se çfarë do t’ju servirë dita, e këtë nuk mund t’ua dëshmojë asgjë më mirë se sa horoskopi. Dhe nuk bëjnë keq! /Bordo.al

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561