INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e shpenzoni kohën tuaj me njerëz që gjithmonë kritikojnë të tjerët

Mos e shpenzoni kohën tuaj me njerëz që gjithmonë kritikojnë të tjerët

Publikuar më: 14:28 18-07-2019

“Unë nuk pendohem për njerëzit që kam humbur me kalimin e kohës, por më vjen keq për kohën që kam humbur me ta, sepse njerëzit nuk më përkasin mua, ndërsa vitet po” – Carl Gustav Jung

Në fillim çdo gjë ju prek: kritikat ju shkatërrojnë, kaloni net pa gjumë duke u përpjekur të kuptoni arsyen e disa keqdashësve, nuk gjeni paqe; atëherë, me kalimin e kohës, mësoni të bëni përjashtime. Kjo ndodh kur kupton se nuk ia vlen të shpenzosh kohë me disa njerëz, për të jetuar më paqësisht.

Më poshtë jepet një tregim, i cili do t’ju ndihmojë të kuptoni se është e padobishme dhe e dëmshme të dëgjoni ata që gjithmonë kritikojnë të tjerët, përfshirë edhe ju.

Një histori rreth thashethemeve

“Njëherë e një kohë ishte një familje me tre anëtarë: nëna, babai dhe djali i tyre 12-vjeçar. Së bashku, ata vendosën të udhëtonin, punonin dhe mësonin për botën. Të gjithë u larguan me gomarin e tyre.

Kur arritën në vendin e parë, njerëzit komentuan: “Shikojeni atë djalë sa i pasjellshëm është. Ai qëndron mbi gomar dhe prindërit e moshuar, e tërheqin atë”. Gruaja i tha burrit të saj: “Ne nuk do t’i lejojmë njerëzit të flasin keq për djalin tonë. Hip në gomar “Burri e dëgjoi dhe u ngjit mbi gomari.

Në vendin e dytë, njerëzit murmuritën: “Shikoni sa i pasjellshëm ai burrë. Lë djalin dhe gruan të tërheqin gomarin, ndërsa ai është i qetë mbi gomar”. Burri i kërkoi gruas të hipte mbi gomar, ndërsa ai dhe djali do e tërhiqnin.

Edhe në vendin e tretë, murmuritje të zakonshme. “I shkreti burrë! Pasi punon gjithë ditën, lë gruan mbi gomar. Dhe i shkreti djalë! Kush e di sa vuan me një nënë të tillë!”. Të shkatërruar, ata vendosën të hipin të tre mbi gomar dhe të vazhdojnë udhëtimin e tyre.

Kur arritën në fshatin tjetër, ata dëgjuan nga njerëzit të thoshin: “Janë kafshë, më kafshë se gomari që i mbart. Ata do ia thyejnë shpinën atij!” Të hidhëruar nga kritikat, ata vendosën të zbrisnin të gjithë dhe të ecnin bashkë me gomarin.
Por kritikat nuk kishin të përfunduar. Kur mbërritën në vendin tjetër ata dëgjuan njerëz që qeshnin midis tyre: “Shikoni këta tre idiotë; ata ecin me këmbë, edhe pse kanë një gomar që mund t’i transportojë ata!”

Çfarëdo që të bëni, ata gjithmonë do t’ju kritikojnë…

“Ata gjithmonë do kritikojnë dhe do flasin keq për ju, në këtë mënyrë do të jetë e vështirë që të takoni dikë që mund t’i pëlqeni ashtu siç jeni! Pra, jetoni në mënyrën që ju duket juve e drejtë: këndoni, kërceni, qeshni dhe jetoni intensivisht jetën tuaj pa pritur përgëzimet e të tjerëve” – Charlie Chaplin

Nëse ka një mësim të rëndësishëm për t’u mësuar në jetë, është të dini se si të distanconi veten dhe të mos ndikoheni emocionalisht nga ajo që të tjerët mendojnë për ju sepse për gjithçka që bëni, do jetë gjithmonë dikush për t’ju kritikuar.

Është pjesë e rregullave të lojës: nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve, përndryshe do gjesh veten duke hequr dorë nga individualiteti, gjithçka që je dhe të bën të veçantë. Dhe disa njerëz nuk mund të qëndrojnë ndryshe nga ty: ndonjëherë reagojnë duke hedhur kritikat e tyre të dëmshme kundër jush, duke u përpjekur të “modelojnë ty” në mënyrë që të mos jeni kurrë më të mirë se ata.

Por pse duhet të heqësh dorë nga personaliteti yt, qenia juaj autentike për ta? A vleni më pak? Absolutisht që jo. Jetoni dhe para së gjithash respektojeni veten. Ju nuk vleni më pak se dikush tjetër, kështu që atyre që nuk e kuptojnë vlerën e pranisë suaj, jepuni mungesën tuaj.

Kritika konstruktive apo kritika të dëmshme? Ja ndryshimi midis tyre…

Kritikat konstruktive, të shprehura me respekt dhe me kërkesë, shërbejnë për të zgjeruar pamjen tuaj dhe ju ndihmojnë për t’u përmirësuar. Ajo është kryesisht për veprimet tuaja, për atë që ju bëni.

Kritikat e dëmshme, nga ana tjetër, thjesht shërbejnë për t’ju sëmurur. Ky është në fakt një provokim: ata që ju kritikojnë pa respekt ose ndjeshmëri, përpiqen të imponojnë epërsinë e tyre ndaj jush. Siç mund ta kuptoni, në këtë rast ka një problem vetëvlerësimi dhe ju jeni vetëm kanavacë në të cilën të tjerët projektojnë gjithë zhgënjimin tuaj të brendshëm.

Si të reagojmë ndaj kritikave

Të dyja, si kritikat konstruktive dhe ato të dëmshme mund të jenë të dobishme. E para do t’ju ndihmojë të keni një vështrim më objektiv në veprimet tuaja për t’i përmirësuar ato; e dyta do t’ju ndihmojë të hapni sytë për personat rreth jush dhe për të pastruar rrethin miqësor nga njerëzit toksikë.

Në të dyja rastet, ajo që është e këshillueshme të bëni përpara kritikave është të ndërmerrni një hap prapa për të parë më tej dhe për të kuptuar se ku do t’ju çojë: nëse kritikat janë të sinqerta dhe konstruktive, kjo do t’ju ndihmojë të përparoni në jetë; nëse kritika është e lirë dhe ju bën të ndiheni të pavlefshëm, mos u përqendroni në fjalët por mbi atë se kush i ka thënë ato.

Dhe gjithmonë me ndërgjegjësimin se të gjithë kritikojnë sipas filtrave të tyre të brendshëm, vazhdoni të qëndroni besnikë ndaj vetes. Kush e njeh vlerën tuaj, do të qëndrojë krah jush; ata që kërkojnë një shkak për t’iu kritikuar, do të mbeten prapa duke thënë fjalë boshe.

Article Logic
Execution time: 0.0023870468139648