Mbrojtësi i kombëtares sonë, Mërgim Mavraj ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit në mënyrë të shkëlqyer. Ai është shpallur mbrojtësi më i mirë në Bundesligë pas paraqitjeve të mira me Këlnin. Bundesliga.de ka krijuar një sondazh për mbrojtësin më të mirë në Bundesligë për vitin 2016. Në mesin e kandidatëve është edhe mbrojtësi i ri i Hamburgut, Mërgim Mavraj. Votimi është i hapur, derisa garës po i prinë Hummels me 22 për qind të votave, i ndjekur nga Sokratis 21 për qind, Boateng 16 për qind dhe Mavraj 15 për qind.