INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e urreni njëri-tjetrin por përpiquni të përmirësoheni!

Mos e urreni njëri-tjetrin por përpiquni të përmirësoheni!

Publikuar më: 17:20 22-11-2018

Nga Xhesika Gjeçi

Moti sot dukej pak i vranët por dielli doli sërish si për të na thënë se duhet të jemi mirënjohës. Këdo që të pyesësh të flet për një shqetësim, për përgjithësinë apo veçantinë, për atë që nuk është por do të jetë, për atë që vret, shemb, shtyn, gjobit, grabit, sulmon etj.

Dikush përfshihet, dikush tjetër distancohet, "çudia e madhe po shkon më shumë se 3 ditë"! Pse jemi kështu?!...

Pse gjithmonë mes njerëzve ka përçarje? Pse dyshojmë tek tjerit sapo e njohim? Pse i trembemi ndryshimeve tek vetja? Pse e mira e dikujt është e keqja e dikujt tjetër?

Të përshtatesh sepse ndryshe të urrejnë?!

Sa kohë ka një njeri që të jetojë? Mendoj se "U bëfsh 100-vjeç" nuk është njësi matëse.

Nëse duam të masim jetëgjatësinë duhet të kujtojmë frazën për njeriun "O ti shpirt i qetë"! Paradoksi është i dukshëm!

Urrejta nuk gëzoi e nuk shpëtoi askënd andaj përmirësohuni ose e thënë thjeshtë:

Urrejtja nuk i bën mirë askujt!

 

Më shumë në këtë kategori: « Endacakët…
»
Article Logic
Execution time: 0.0032970905303955