INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mos e vrit mendjen…”/ Kë po thumbon Donaldi me këtë postim?

“Mos e vrit mendjen…”/ Kë po thumbon Donaldi me këtë postim?

Publikuar më: 14:30 23-06-2022

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Tanimë jemi mësuar me postimet e tij që ‘fshehin’ diçka prapa tyre dhe Instastory më i fundit na ka tërhequr vëmendjen. Teksa aktori ka pozuar një ‘selfie’ të tijën, krahas e ka shoqëruar me një mbishkrim shumë të çuditshëm:

Ëëëë mirë mos e vrit mendjen

WhatsApp-Image-2022-06-22-at-8.17.01-PM.jpeg

 

Së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ vëllezërit Veshaj kanë drekuar me këngëtarin shumë të njohur dhe të dashur për publikun Yll Limanin. Nuk e dimë nëse ky mund të jetë një takim miqësie ose mund të ketë një bashkëpunim në muzikë mes binjakëve dhe Yllit apo mos ndoshta këngëtari është i ftuari i radhës në episodin e radhës të emisionit tashmë shumë të komentuar “Më lër të flas”.

Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375