INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos ekranizoni çdo tragjedi familjare

Mos ekranizoni çdo tragjedi familjare

Publikuar më: 20:12 28-07-2017

Nga Manjola Arizaj Zeka

Drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun reagon për videon e gruas qe u filmua nga kunata duke tradhetuar bashkëshortin, një video e cila u be virale nga televizionet dhe mediat online.

Çfare u arrit me ate video? Kush eshte qellimi i saj? Pse ai terror ndaj femijeve, besoj jo pak te traumatizuar edhe pas kesaj qe u ndodhi. A do munden ata te harrojne diten e sotme? Ne sot mund te shtrojme me dhjetera pyetje, mund te bejme debate profesionale, mund te perpiqemi te gjejme shkakun, a fajtorin, por a po i shohim pasojat? Ja e vrame me gure ate gruan, per te cilen nuk dime asgje. Ja e peshtyme edhe burrin qe ka ikur dhe e ka lene, edhe ata qe bene videon, madje edhe jaranin. Po femijet? Per cfare duheshin po pyes titrimet poshte? Perse ju hodh hienave moraliste kjo video? Une nuk shoh aty asnje deshire qe ti japin paqe nje familjeje. Une nuk shoh aty asnje kenaqesi profesionale. Une nuk shoh aty asnje mesazh per njerezit.

Une nuk shoh aty as zemer, e as mendje. Nuk shoh as nene, e as prind. Si po kthehemi keshtu ne kanibale ndaj njeri-tjetrit? Po nje video e tille mund te jete per faqe te tjera, por jo per nje media serioze qe kerkon mes te tjerash edhe drejtimin e shoqerise? Cili ishte drejtimi ne kete rast? Ajo ceshtje duhet te ishte ne gjyq, ne mos ka shkuar. Ai duhet te vendose per marredheniet ne ate familje. E sa per moralin, ajo mbetet ne ndergjegjen e secilit prej personazheve. Por cudia ime e madhe eshte: Shiko si "tunden malet" me te tilla hukubete, qe tek e fundit jane problem i nje familjeje, nje vetem. Por askush nuk nxjerr ze per probleme qe na shqetesojne te gjithe. Si nene me dhimbsen ata femije. Si gazetare nuk jam krah kolegeve qe e shperndane kete "histori". Si grua nuk jam ne mbeshtetje te "te pandehures", por as "akuzueses" me kamere ne dore. Si malsore jam e lenduar deri ne asht. Media ka plot ngjarje, histori, e tragjedi per te trajtuar, e zbuluar. Kudo familjet shqiptare kane tragjedite e tyre, por kjo nuk do te thote qe duhet ti ekranizojme pa menduar pasojat qe shkaktojme.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656