Policia e Londrës ka zbuluar në pak orë tre pako me eksploziv në aeroportin e qytetit dhe në stacionin ‘Waterloo’. Sipas mediave vendase pakot e dyshimta fillimisht janë konstatuar nga qytetarët dhe më pas ata kanë njoftuar policinë.
Për fat të mirë nuk raportohet për të plagosur pasi policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka siguruara pakot e dyshimta, të cilat krijuan gjendje alarmi tek qytetarët.
Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ky rast po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist.