INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mos fusni hundët dhe mos shpikni…kam nevojë për t'u shëruar'', Demi Lovato kritikon ashpër mediat [FOTO]

''Mos fusni hundët dhe mos shpikni…kam nevojë për t'u shëruar'', Demi Lovato kritikon ashpër mediat [FOTO]

Publikuar më: 15:05 23-12-2018

Rreth tre muaj më parë, këngëtarja e njohur Demi Lovato doli nga rehabilitimi dhe që atëherë është munduar të ketë një profil të qetë publik.

Megjithatë, mediat vazhdojnë të shkruajnë lajme dhe të krijojnë histori nga më të ndryshmet për ngjarjen. Këngëtarja ka vendosur që nëpërmjet disa postimeve në Twitter të reagojë dhe të shpërndajë një mesazh.

“I dua fansat e mi dhe i urrej tabloidet. Mos besoni çfarë lexoni. Njerëzit realisht shpikin gjëra për të shitur një histori. E pështirë.

Nëse ndihem sikur bota duhet të dijë diçka, do ja tregojë atyre VETË. Përndryshe njerëz ndaloni së shkruari për rehabilitimin tim, sepse nuk është puna e askujt tjetër përveç meje. Jam e kthjellët dhe mirënjohëse që jam gjallë dhe që po kujdesem për VETEN.

Një ditë do i tregoj botës se çfarë ndodhi ekzaktësisht, pse ndodhi dhe si është jeta ime tani… por derisa të jem gati ta ndaj këtë me njerëzit ju lutem mos fusni hundët dhe të shpikni gjëra për të cilat nuk dini asgjë. Unë kam nevojë akoma për hapësirë dhe kohë për t’u shëruar…

Do doja të sqaroja njëherë e mirë të gjitha thashethemet që qarkullojnë por nuk i detyrohem askujt asgjë, prandaj nuk do e bëj. Të gjithë fansat e mi duhet të dinë që po punoj fort për veten, jam e lumtur dhe e pastër dhe SHUMË mirënjohëse për suportin e tyre.

Jam shumë e bekuar që kam këtë kohë për të qenë me familjen, të relaksohem, të punoj me mendjen, trupin dhe shpirtin tim dhe të rikthehem kur të jem gati. Duhet të falenderoj fansat për këtë. Jam shumë mirënjohëse, sinqerisht. Ju dua shumë djema. Faleminderit.”- ka shkruar Demi

Dhe nuk ka asgjë më tepër për të shtuar. Mediat dhe rrjetet sociale shpesh ndikojnë negativisht në jetën e personazheve publikë, sidomos në periudha të tilla.

xfgjjhfghkh.JPG

 

 

dsfhdghfkgjh.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271