INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mos gjykoni”/ Shtatzënia ka lënë disa “pasoja” te Sara Hoxha dhe nuk i vëmë faj! [FOTO]

“Mos gjykoni”/ Shtatzënia ka lënë disa “pasoja” te Sara Hoxha dhe nuk i vëmë faj! [FOTO]

Publikuar më: 09:33 31-08-2020

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, është bërë ndër personat më të përfolur në rrjet. Ajo është bërë edhe më e popullarizuar nga lidhja e saj me reperin shqiptar, Ledri Vula, të cilët së shpejti do të bëhen prindër.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë dyshja, përmes një videoje të ndarë në rrjete sociale, teksa zbuluan se janë në pritje të një vajze. Që nga atëherë, Sara nuk ka reshtur së publikuari imazhe atraktive, ku në fokus po vë barkun e rrumbullakosur.

Nga nepsi i shtatzënisë nuk mund të bënte përjashtim edhe Sara Hoxha, prandaj nuk duhet ta gjykojmë postimin e saj të fundit. Vetë Sara ka treguar në një postim në InstaStory se është e aftë ta përfundojë e vetme një kuti me ëmbëlsira.

“Mund ta përfundoja këtë të gjithën vetë! Mos gjykoni”- shkroi ajo bashkëngjitur postimit.

SARASARITA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023770332336426