INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos harroni orën 00.00 për të shprehur dëshirën e fundvitit! Sekreti pse duhet ta shprehni pas 12-ës

Mos harroni orën 00.00 për të shprehur dëshirën e fundvitit! Sekreti pse duhet ta shprehni pas 12-ës

Publikuar më: 11:33 31-12-2018

Nuk duket edhe aq e parëndësishme shprehja e dëshirës së fundvitit. Psikologët rekomandojnë se magjia e ndërrimit të vitit konsiston pikërisht tek shpresa se ajo që po vjen do të jetë më e bukur dhe më me fat për të gjithë ne. Pritshmëria ndaj kësaj feste është në një farë mënyre dhe një pritshmëri ndaj vetes.

Ndaj psikologët e shohin listën e dëshirave si shumë të rëndësishme. Ndërsa data 31 po vjen dhe kur vitet të shkëmbehen me njëri-tjetrin pas orës 12-të, është mirë që secili nga ju të shprehë një dëshirë. Dëshira e shprehur për shumë njerëz që e kanë provuar këtë eksperiencë kthehet në një motiv të rëndësishëm të vitit, çka i shtyn njerëzit në realizimin e tyre.

Dëshirat nga ana tjetër na bëjnë të analizojmë atë çfarë ka ndodhur përgjatë një viti, dhe të kemi prioritet tek ajo që duam më shumë. Ndërrimi i viteve është dhe një lloj reflektimi.

Bashkë me listën e dëshirave dhe shpenzimeve mbi festën e darkës së fundit, ne analizojmë dhe atë që ka ndodhur me ne përgjatë 365 ditëve, dhe në mëndje na ravijëzohet lehtë dëshirat dhe sfidat që duam nga viti që po troket.

Ndaj nëse nuk keni shkruar ende një letër për Babagjyshin e 2019-tës, uluni e shkruheni. Mund të jetë dhe një letër e shkurtër, thjesht me një fjali, ose e gjatë po aq sa dhe lista e dëshirave të tua.

Por nëse nuk doni që atë ta lexojë njeri, shkruheni në mëndje dhe thojeni me zë kur ora të kalojë 12-të, e ajo do bëhet lajtmotivi juaj i vitit. Me siguri që do të plotësohet.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146