Suksese Eugent!
Sonte është nata e madhe e Eurovisionit dhe mjaft shqiptarë janë pushtuar nga emocionet.
Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian të Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Foureria me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.
Në pritje të Finales së Madhe, nuk kishte sesi mungonin diskutimet për favoritet e këtij viti. ESC Today është duke zhvilluar një “hashpoll” në Facebook, çka do të thotë që fansat shkruajnë emrin e shtetit, kënga e së cilit u pëlqen, duke i vënë hashtagun përpara dhe kjo konvertohet në votë.
Kjo është si një “matje pulsi” për të parë se kush është i preferuari i publikut europian dhe kush ka më shumë shanse të fitojë.
Ky është linku ku po votohet: