INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos hiqni dorë kurrë nga këto 6 gjëra. Do pendoheni më vonë!

Mos hiqni dorë kurrë nga këto 6 gjëra. Do pendoheni më vonë!

Publikuar më: 14:06 03-02-2017
Gjatë jetës, njerëzit mendojnë të heqin dorë nga disa gjëra që i kanë bërë dikur, për hir të diçkaje.
Në shumicën e rasteve, kjo sakrificë mund të ndodhë për shkak të dashurisë, ku secilit i duhet  të lërë mënjanë disa gjëra. Ja çfarë nuk duhet të hiqni dorë në jetën tuaj:
 
1. Argëtimin
Pasi krijon një lidhje, apo familje në shumicën e rasteve njerëzit harrojnë të argëtohen. Prioritet për ta nuk është më argëtimi, por harrojnë se pa atë jeta bëhet e mërzitshme. Sipas intv.al mos e lini mënjanë argëtimin, sepse do t’ju mbajë të gjallë.
 
2. Udhëtimet
Nëse në një periudhë të caktuar të jetës ju keni udhëtuar shpesh, tashmë nuk e bëni më. Kjo varet edhe nga kushtet e ndryshme në të cilat ndodheni, por një arsye tjetër është se ju nuk i mendoni më udhëtimet si pjesë të rëndësishme të jetës suaj. Edhe nëse gjëra të tjera për t’u fokusuar, mos harroni të bëni ndonjë udhëtim, sepse do ju bëjë mirë të harroni problemet.
 
3. Karakterin juaj
Nëse ju hiqni dorë nga karakteri juaj, për shkak të një situate të caktuar, ju në fakt po humbisni veten tuaj. Kompromise mund të bëni, por jo të mohoni karakterin tuaj. Nëse dëshironi të mbijetoni, duhet të përshtateni dhe jot ë ndryshoni karakterin tuaj, pasi vetëm do gënjëni veten.
 
4. Familja juaj
Familja është gjëja më shenjtë për të gjithë. Në momente të caktuara, ju harroni të kujdeseni dhe t’i kushtoni rëndësi familjes suaj, prandaj bëni mirë të reflektoni më shumë. Sipas intv.al askush nuk ju do më shumë se familja juaj.
 
5. Lirinë tuaj
Një nga gjërat më të padrejta që njerëzit i bëjnë vetes së tyre, është heqja e lirisë. Duke gënjyer veten se kanë bërë zgjedhjen e duhur, në fakt po i hiqni vetes gjënë më të rëndësishme.
 
6. Ndjenjat
Njeriu lufton me veten e tij, për të mos ju nënshtruar ndjenjave. Duhet të besoni në ndjenjat që keni për gjëra të ndryshme dhe mos i ndrydhni , sepse do i bëni dëm vetes suaj. Nuk ka gjë më të keqe sesa të hiqni dorë nga ndjenjat tuaj, sepse kur të pendoheni do jetë shumë vonë.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436